Nis punimet Kuvendi i ri, betohen deputetët dhe Nikolla, votohet Qeveria

85
Sigal

Sapo ka nisur punimet Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit. Luljeta Bozo, si deputetja më e vjetër në moshë e Kuvendit, po mbanë fjalën hapëse në këtë legjislaturë të re.

Sapo u bë betimi edhe i kryetares së re të Parlamentit, Lindita Nikolla.

Ndërsa Edi Rama do të marrë miratimin si Kryeministër, e më pas do të kërkojë votëbesimin e kabinetit të tij qeveritar. Pas votëbesimit nga Kuvendi, qeveria e re do të duhet të betohet përpara Presidentit Ilir Meta.

Me nisjen e legjislaturës së X, rikthehet në Parlament pas 2 vitesh mungesë edhe Partia Demokratike në opozitë.

Pritet që të ketë diskutime dhe debate në këtë senancë të parë. Edhe pse nuk dihet se sa do të zgjasin, parashikohet që të jetë një seancë maratonë.