‘IT’ dhe ‘Kingsman’, sukses në kinematë amerikane

201
Dy filma të sapo-prodhuar pritet të kryesojnë në fitime gjatë fundjavës, në Amerikën Veriore. Thrilleri ‘IT’ pritet të renditët në krye të listës me rreth 16.5 milionë dollarë, gjatë fundjavës, ndërkohë që ka fituar në shkallë globale, deri më tani mbi 500 milionë dollarë.
Ai do të ndiqet nga ‘Kingsman: Rrethi i artë’, që pritet të fitojë 16.4 milionë dollarë gjatë fundjavës së dytë të tij nëpër kinema. 
Në vendin e tretë, pritet të pozicionohet filmi më i fundit, ‘American Made’, me Tom Cruise, që pritet të fusë në arka rreth 14 milionë dollarë gjatë debutimit të tij.
Fitimprurës pritet të jetë edhe ‘Flatliners’, edhe ky një film i ri që flet për pesë studentë të mjeksisë, që hetojnë çfarë ndodh pas vdekjes, me Ellen Page. Filmi që do të kompletojë pesëshen e parë, do të jetë ‘The Lego Ninjago Movie’.