Ismail. H. Xhaferri: Kthehu baba Saliu, kthehu!

649
Kthehu baba Saliu kthehu!
Deti ka shumë valë,
Shumë nga djajtë e PD -së
Nga shishja kanë dalë1
Kthehu baba Saliu, kthehu,
Se kanë ngritur kokën,
Secili është vënë në garë
T’i bëjë shokut gropën!
Kthehu baba Saliu, kthehu!
Pa zhurmë e pa bujë,
Se e gjithë anija blu
Nga çdo anë fut ujë.
Kthehu baba Saliu, kthehu!
Po na mbytin djajtë
Dhe elektorati blu
Po bëhet i majtë.
Kthehu baba Saliu, kthehu!
Dëgjo kush bërtet.
Jo se u dhimbset PD-ja,
Po kolltuku i vet.
Kthehu baba Saliu, kthehu,
Të hapen defterët!
Me së shumti po bërtasin,
Super miliarderët.
Kthehu baba Saliu, kthehu,
Katastrofën ndale!
I gjithë kori i hajdutëve
Flet për ideale.
Kthehu baba Saliu, kthehu
Në ke fe e Krisht!
Po krekoset Genci Ruli
Si një gjel pa bisht.
Kthehu baba Saliu, kthehu!
Gjumi si të zë 
Genci që rropi atdheun 
Rulin po na vë.
Kthehu baba Saliu, kthehu,
Se po behet nami! 
Nuk po mbahet Jozefina
Dhe Arben Ristani.
Kthehu baba Saliu, kthehu,
Punët janë të thella! 
Bam e bum Majlinda Bregu
Na godet me shpella.
Kthehu baba Saliu, kthehu,
Se na ra çatia!
Kthehu se Arben Ristanit
I doli rakia.
Kthehu baba Saliu, kthehu,
Kthehu dhe mos hesht!
Kapi që të gjithë nga veshi
Dhe futi në resht.
Kthehu baba Saliu, kthehu,
Të duam të parin!
Vetëm ti bën komandantin
Edhe komisarin.
Kthehu baba Saliu, kthehu,
Kthehu e mos bëj zë!
Kemi prodhuar hajdutë,
Po lider asnjë.
Kthehu baba Saliu, kthehu,
Se u bë moçal!
Ata që vodhën sa deshën,
Po bëjnë moral.
Kthehu baba Saliu, kthehu!
Gjithkush që bërtet,
Kur s’ka poste në parti
S’do ketë as pushtet.
Kthehu baba Saliu, kthehu!
Hapur po e themi,
Laj e thaj e prapë njësoj
Vetëm ty të kemi.
Kthehu baba Saliu, kthehu,
Se kjo punë është dhjerë!
Të gjithë digjen për parti
Të gjithë bien erë….
Kthehu baba Saliu, kthehu,
Ende pa mbaruar!
Dalëngadalë po vjen vetingu
Me pranga në duar…..
Sigal