Ilia Terpini/ Sukses, i merituar i ansamblit “Shqiponja” në Turqi

674
Me ftesë të fondacionit folklorik “Anatolia” Edirne dhe Shoqata Kulturore e Valleve Folklorike e Rinisë e Sporteve Ansambli “Shqiponja” krijuar më 18 Mars 1995 me President z. Eqerem Tuga dhe udhëheqës Artistik z. Muhamet Melani, koreografe zj. Aida Gjini dhe menaxhere Violeta Tuga, mori pjesë në festivalin ndërkombëtar të valleve folklorike për fëmijë në Edirne të Turqisë. Grupi i ansamblit i përbërë nga 26 fëmijë duke kaluar Shqipërinë, Greqinë mbërritën në Turqi. Gëzimi ishte i madh, disa nga kërcimtarët vinin për herë të parë. Autobusin e përshkonte kënga dhe kërcimi. Shoferët që na shoqëronin Eduarti dhe Gimi kishin përgatitur një program që u përshtatesh vajzave dhe djemve të ansamblit. Koha ishte e bukur megjithëse filloi të ftohet. Pikat e doganave e bënë pak të mërzitshëm me ndalesat e gjata, por duke menduar finalen, ballafaqimin me shtetet e tjera, rrugën e bënte të mos ndihesh fare lodhja. Në program do të konkurronin Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Gjeorgjia, Qiproja e vetë dhe Turqia. Mbas shumë orëve udhëtimi hyjmë në tokën Turke. Filluan emocionet. Mbas dy orë e gjysmë hyjmë në qytetin e Edirnesë, një qytet i bukur, me rrugë të gjëra të mbushura me monumente të cilat tregojnë historinë e këtij qyteti. Por ajo që të bie në sy ndërmjet dhjetëra xhamive të qytetit ishte xhamia e Selimije me një arkitekturë të përsosur e rrethuar nga 4 minare dhe kupola të bukura. Fëmijët krenohen kur mësojnë se këtë xhami e ka projektuar një arkitekt shqiptar i përmendur dhe për xhamitë të bukura të Stambollit. Arkitekt Sinani. Kjo na gëzon dhe ne të rriturve, jo vetëm femijët. Kur mbërritëm shohim dy persona që i afrohen grupit dhe urojnë mirëseardhjen. Këta janë Cengiz Veznikli, president i Anadolu Folklor Vakfi dhe Mehmet Erammsien Kryetari / President. Ata na njoftuan se janë marrë të gjitha masat dhe do të vijnë gjithë familjet që do ti marrin në shtëpitë e tyre për ti strehuar gjithë kërcimtarët. Një pjesë e grupeve të shteteve të tjerë kishin ardhur dhe priteshin grupet e tjera. Ne vendosemi ne hotel. Ishte e domosdoshme një pushim mbas asaj rruge të gjatë, Të nesërmen nisemi për në qytetin Uzunkapru. Qyteti ishte zbukuruar me flamujtë e shteteve pjesëmarrës dhe në mënyrë të veçantë qëndron flamuri Turk me Gjysmëhënën dhe kudo të bie në sy portreti i Qemal Ataturkut, babait i Turqisë moderne. Takimin e parë e bëjmë me nënprefektin z. Kemal Yldiz Vezumkopru. Na uron mirëseardhjen dhe shkëmbejmë dhurata. Në rrugë turma të mëdha njerëzish që na presin me duartrokitje. Shkojmë drejt amfiteatrit ku do të jepen programet. Mbas nënprefektit na pret kryetari i bashkisë z. Enis Isbileni. Fillon parakalimi i shoqëruar nga banda e qytetit në krye ansambli Turk dhe mbas tij Shqipëria. Fëmijët bërtasin Albania, Albania, Kuq e Zi, Kuq e Zi. Duartrokitje pa mbarim i qytetarëve. Mbas nesh vjen grupi i Bullgarisë, Gjeorgjisë, Kroacisë dhe Qipros Greke. Amfiteatri është mbushur plot e përplot. Duartrokitje pa mbarim për shqipërinë. Vajzat dhe djemtë tregojnë talentin e tyre. Dallohen kërcimtarët Megijana, Hamiti, Arenca Gjergjova, Geralulda Gjyla. Solistët e valles, “Një komb një Flamur” vlen të për mendet edhe grupi i Bullgarisë dhe i Gjeorgjisë të cilët patën sukses. Ditën tjetër vazhdojnë në qytetin Lalapasa. Trotuari ishte i mbushur plot. Kishin ardhur edhe nxënësit e shkollave të qytetit. Programin e filluan nxënësit e ciklit të ulët. Në shkallët e bashkisë ishin vendosur personalitetet e vendit. Para fillimit ashtu si u zhvillua në qytetet e tjera u bë parada e të gjithë grupeve. Entuziazmi ishte i madh kur grupi nga Shqipëria u paraqit me vallen e Tropojës. U dalluan kërcimtaret Ornela Merxho dhe Redion Hoxhallari etj. Mbas koncertit pritja nga e Nënprefektit Durgut Un ve Lalapasa dhe kryetari i bashkisë z. Bulent Sahinsah i cili ruante kujtime të paharrueshme për pritjen që i ishte bërë në Shqipëri. Një fotografi e bërë me Kryetarin e Bashkisë do të mbetet kujtim i rrallë. Përveç këtyre qyteteve u dhanë dhe dy programe nga të gjithë shtetet, njëri në kolegj dhe tjetri në pallatin e sportit të qytetit. Në kujtesë do të mbetet nata e fundit organizuar në një restaurant lluksoz ku u shpërndanë dhe medaljet për çdo grup. Ansambli Shqiponja edhe këtë rrallë tregon suksesin e tij duke vazhduar nën suksesin e patur që nga viti 1999 në Qipro. Në vitin 2000 në Ankara, Bullgari 2001, Poloni, etj. Takimi në Edirne ishte një eksperiencë e mirë për të ardhmen mbasi u ballafaquan me grupe të përgatitura më së miri si, Gjeorgjia, Bullgaria e Kroacia. Ju urojmë që në të ardhmen Ministria e Kulturës të tregohet më e kujdesshme, mbasi ka vite që nuk tregon interes. Këto përfaqësojnë Shqipërinë dhe duhen ndihmuar. Ashtu siç bëjnë shtetet e tjera.
Sigal