Lea Legisi: Më strersojnë ngacmimet e meshkujve në rrugë

849
nj këngëtare premtuese. Për herë të parë ka marrë pjesë në muajin prill të vitit 2014 , përkatësisht në ” Mis Durrësi” e ftuar nga organizatorët e saj dhe është vlerësuar me çmimin ”Miss fotozhenia”, një çmim që çdo vajzë e dëshironte dhe ajo siguron që e ka marrë drejtësisht, pa “korrupsion” që fatkeqësisht po ndodh shumë shpesh në organizimet kulturore mbarë shqiptare. Më vonë në muajin korrik po të vitit 2014, ka marrë pjesë në eventin mbarëkombëtar ”Mis Turizmi” dhe aty është vlerësuar po me çmim të rëndësishëm që duke parë pjesëmarrjen e gjerë ishte e kënaqur. Për më tej e ftuar të marr pjesë dhe në ”Mis Pavarësia” që u mbajt në Prizren dhe aty u vlerësua me tre çmime radhazi që me të vërtetë e bën të ndihet krenare me vetveten. 
-Familja doli pengesë ne këtë nismë dhe kush ju përkrahu më shumë nga familja? 
-Familja nuk kishte asnjë arsye pse të ishte në kundërshtim sepse mendoj që gjithmonë kam qenë e rregullt si në shoqëri ashtu dhe në familje e kudo. Kam mbajtur gjithmonë një qëndrim dhe sjellje serioze dhe për mua nuk do ndryshonte asgjë konkurrimi i bukurisë ne karakterin tim. Mbështetjen e madhe e kam pasur nga mami im se ajo me ka shoqëruar në çdo hap të jetës time dhe shpesh me shumë sakrificë se rruga e artit është shumë e vështirë dhe kërkon impenjim, investim dhe këshillat nuk duhet të mungojnë asnjëherë pasi shpesh edhe ndryshojnë rrugët në negativitet. 
-Pas marrjes së çmimeve si ju shikonin në shkollë mësuesit dhe shoqëria?
-Normalisht që gradualisht ndryshon diçka ne jetën tënde. Pas titujve sado te vegjël të jenë (megjithëse unë mendoj që kam qenë dhe jam vetvetja, pa ndonjë ndryshim emocional) jeta ime në pak kohë mori një kthesë të madhe, pasi në të njëjtën kohë me konkurrencën e bukurisë hyra dhe në fushën muzikore duke punuar 2 këngë të miat radhazi që më dërguan në një festival kënge në Kosovë. 
-Si reagon ndaj ngacmimeve të meshkujve në rrugë? 
-Si gjithkund ne vendin tonë ngacmimet nga meshkujt në rrugë janë stresuese që ndoshta shumë femra mund ti quajnë komplimente dhe mund të ndihen të vlerësuara por mua me të vërtetë më bezdisin shumë dhe për këtë fakt kam shumë bezdi të shëtis e lirshme shëtitoreve. Shpesh kanë ndodhur provokime, ngacmime por e vetmja mënyrë për tu larguar është dhe mospërfillja ime duke mos u dhënë vëmendje. Shumë raste më quajnë mendjemadhe por kjo nuk është e vërtetë. Unë thjeshtë mundohem të shmang pakënaqësitë që mund të vijnë në të ardhmen si shkak i kofidencave me të panjohur.
-Po për shkollimin cila është rruga që po ndiqni? 
-Shkollimi është pjesë shumë e rëndësishme e çdo personi e jo vetëm i imi. Unë pëlqej shumë të studioj sidomos dega menaxhim biznes dhe juridik. Në të ardhmen dua shumë të bëhem një gjykatëse e zonja por dhe një biznesmene e fuqishme, pse jo. Për momentin më intereson “shou biz” ose “shou girl”. 
-Jeni e dashuruar?
-E dashuruar???? Jooo, sepse nuk dua ti vë rëndësi aspak kësaj pjese dhe e vetmja rrugë që unë kam përdorur për të mos ndodhur kjo gjë është dhe shmangja e djemve nga rruga ime që në momentin kur ata tregojnë interes ndaj meje. Mendoj që të kesh një të dashur në kohët e sotme është dhe gjëja më e lehtë që mund të bëjmë dhe pashmangshmërisht lind dhe dashuria , por unë kam menduar të qëndroj larg kësaj pjese për momentin. 
-Cila është dhe veshja e preferuar sportive apo klasike? 
-Në përgjithësi më pëlqen serioziteti dhe seriozitetin e përcjell vetëm veshja klasike por për shkak të moshës time mundohem të bej përshtatshmërinë duke përdoruar sportivo-klasiken por me shije klasike. Veshjen klasike e përdor vetëm në shtëpi dhe palestër . askund tjetër. 
– A e praktikoni plazhin nudo? 
-Pffff… Anjëherë nuk ka ndodhur. 
-Ku preferoni ti bëni pushimet e verës? Më mirë në dimër apo në verë?
-Pushimet më pëlqen ti bëj ne bregdet dhe çdo vend ka bukurin e saj pa dashur të bëj dallime, mjafton te jetë qetësi dhe pastërti aty ku mrekullia natyrore krijon dhe qetësinë shpirtërore. Dëborën më pëlqen ta shoh për një kohë të shkurtër,edhe të bëj një pushim dimëror por jo për një kohë të gjatë sepse nuk më pëlqen të vishem trashë. 
-Ushqimi i preferuar? 
-Ka shumë ushqime të preferuar por frutat e detit janë ato që nuk kam dëshirë ti largoj nga tavolina ime . 
-Po këngën kur e keni filluar?
-Këngën e kam filluar paralel me eventet e bukurisë dhe me këngën e parë që është punuar në kohë rekord si shkak i eventeve dhe studimeve të maturës kam marrë pjesë në ”Ziko tv festival”. Titulli ka qenë ”Unë t’kërkoj”.
-Sa këngë ke në repertor? Ku ndiheni më mirë në modeling apo si këngëtare? 
-Unë ne “Youtube” kam 2 këngë të miat që janë të rrymës moderrne, sapo ka përfunduar dhe kënga e tretë në bashkëpunim me këngëtarin Kosovar Flori Cocaj që mendoj këto ditë do realizohet në klip dhe po me këtë këngë të rrymës folk-ritëm do konkurrojmë në festivalin e ”Prizreni fest” të këtij muaji. Po në këtë muaj do jem pjesëmarëse në festivalin ”Proshtina fest” me këngën time ”dance & love” që do këndohet tre netë live. Në muajin qershor realizohet dhe kënga e katërt të rrymës moderne në bashkëpunim me një këngëtar tjetër të Kosovës me banim në Gjermani që do jetë e realizuar me klip. Kam në projekt të realizoj dhe këngë tjetër personale të punuar me klip .. Shpresoj ta realizoj me sukses. 
-Ku ndiheni më mir si modele apo si këngëtare? 
-Të jem pjesë e modës është hobi dhe plotësim i dëshirave të mija , por muzika është dhe pjesë e jetës time që frymon bashkë me mua
Sigal