George dhe Amal Clooney festojnë 1 vjetorin e martesës

92
Çifti i famshëm hollivudian George dhe Amal Clooney ka festuar një-vjetorin e martesës.
Një vit më parë Amal dhe George i premtuan njëri-tjetrit dashuri të përjetshme në një ceremoni madhështore në Venecia të Italisë.
George dhe Amal Clooney festuan përvjetorin me një darkë romantike në Kaliforni. Dy të dashuruarit janë shfaqur mëse të lumtur, teksa janë fotografuar të buzëqeshur kur dalin nga restoranti.
Amal, avokatja 36-vjeçare, dukej mjaft shik me fustanin e saj dhe sandalet, flokët e thjeshtë, një grim i veçantë, që të japin një leksion të vërtetë elegance.
Fansat e çiftit në të gjithë botën iu kanë uruar jetë të gjatë së bashku. Martesa e tyre, e cila duket perfekte, u bë 12 muaj më parë, në Itali, në një ceremoni ku të pranishëm ishin rreth 150 yje të kinematografisë.