Zbulim i jashtëzakonshëm i NASA në Mars

461
NASA do të shpallë një “zbulim të madh shkencor” nga misioni eksplorues në Mars, duke shtuar spekulimet se agjencia amerikane e hapësirës ka gjetur gjurmë uji në planetin e kuq. Gazetarët janë ftuar të ndjekin një konferencë në Uashington të hënën në orën 11:30 lokale (17:30 shqiptare) që do të drejtohet nga Luhendra Ojha, e cila zbuloi shenja të mundshme uji në Mars kur ishte ende studente.
NASA ka thënë se “ka zgjidhur misterin e Marsit”, por pa dhënë hollësi të mëtejshme. Agjencia më herët ka gjetur prova të ekzistencës së ujit në këtë planet, kryesisht në formë të ngrirë në pole, por thekson se aty nuk mund të zhvillohet jeta. Në mars shkencëtarët e NASA-s bënë të ditur se provat mbështesnin teorinë që një herë e një kohë, një e pesta e sipërfaqes së planetit të kuq mbulohej nga një oqean me thellësi disa kilometra në vende të caktuara. “Nëse do të shpallin se kanë gjetur ujë të rrjedhshëm nën sipërfaqe, që është një ndër teoritë që kemi dëgjuar për vite të tëra, atëherë kjo mund t’i hapë udhë zhvillimit të jetës në atë planet dhe vazhdimësisë së njerëzimit”, thotë Dag MekKuistion, ish-kreu i Programit të Marsit në NASA.
Sigal