Britney Spears: Më pëlqen të jem kujdestarja e fëmijëve të çiftit Jolie-Pitt

489
Britney Spears ka thënë se i pëlqen shumë ideja e të qenit një kujdestare, por jo për njerëzit e moshuar. Konkretisht ajo deklaroi se dëshiron të kujdeset për fëmijët e Angelina Jolie dhe Brad Pitt.
Këngëtarja mendon se do të ishte vërtet argëtuese nëse do të kujdesej për 6 fëmijët e çiftit të famshëm. Gjatë një interviste të dhënë për “Good Morning Britain”, ajo ka thënë: “Unë e kam takuar vetëm njëherë Brad Pitt dhe doja t’i takoja përsëri atë dhe Angelina Jolie dhe do dëshiroja të bëhesha dadoja e tyre.
Më argëton si ide.” Britney, e cila ka dy fëmijë Sean dhe Jayden me ish-bashkëshortin Kevin Federline, ka thënë se nëse nuk bëhet dadoja e tyre, do preferonte të bëhej mësuesja e kalamajve të tyre.
Sigal