Anxhela Beshiri: Në dashuri, kurrë mos thuaj kurrë

693
Elegante, tepër aktive, ajo e cilëson femrën primare në shoqëri. Sot është koha e femrës thekson ajo. Modelimin e kishte ide qysh në fëmijëri dhe me mbështetjen e familjes e bëri realitet. Është frekuentuese me masë e pijeve alkoolike, por gjithmonë në verë frekuenton vetëm pijet freskuese. Udhëtimet pëlqen t’i bëjë me shoqërinë dhe asnjëherë e vetmuar. I pëlqen lëvizja me makinë dhe i pëlqejnë shumë plazhet e Shqipërisë.
Si e kujtoni sfilatën e parë, ku ishte dhe çfarë emocioni ju përcolli?
-Sfilata e parë mua ka qenë emocionuese. Ishte hera e par që merrja pjesë në sfilatë në qytetin e Durrësit.
Kush ju drejtoi në rrugën e bukur të modelimit?
-Në rrugën e modelimit ishte pasioni dhe dëshira ime. Pa këtë dëshirë nuk do arrija këtu ku jam, por nuk mohoj mbështetjen e prindërve. 
Cili ishte urimi më i mirë që morët atë ditë?
-Urimi më i mirë….? Plot. Sidomos nga miqtë e mi dhe familja ime. Ose, urimi më i mirë “ti ja del gjithmonë sepse je femër mbi të gjitha!”.
Jashtë atdheut cili ka qenë konkurrimi i bukurisë më i suksesshëm për ju?
-Kam qenë në Itali. Në këtë shtet ka shumë ndryshime. Për mua Italia mbetet mbretëresha e sfilatave.
Ku i bëtë pushimet verore? 
-Pushimet verore i kalova kudo brenda Shqipërisë, nuk është ndonjë vend i caktuar..
Cila është pija e preferuar?
-Pija e preferuar, uiski e shumë të tjera.
A e duroni dot vapën?
-Në prani të plazhit pa diskutim jo, aty nuk ndjej asnjë grimë vapë, përkundrazi. 
Më mirë në verë apo në dimër?
-VERË…
Në këtë stinë të pëlqen të udhëtosh me aeroplan apo me makinë?
-Me makinë, pasi mund të shikosh shumë vende dhe të shijosh natyrën.
A i keni për zemër udhëtimet vetëm?
-Jo, dua lëvizje me shoqëri, madje me shumë persona. Më pëlqen lëvizja në grup. Ka atmosferë pa zymtësi. 
A jeni e dashuruar?
-Po, jam e dashuruar dhe po e shijoj atë.
Si e mendoni mashkullin ideal?
-Mashkull ideal?! Ideal nuk ka sot… por atë çka DUA tek ai, thjesht të jetë besnik, por edhe të jetë i pashëm.
Në mbrëmje të pëlqen të shoqërohesh me mikesha apo me të familjes? I pëlqeni pabet?
-Ka momente me familjen por edhe shoqërinë nuk duhet ta lemë pas dore. Për pabet? Po, i pëlqej shumë pabet.
Çfarë sporti ushtroni?
-Më parë kam qenë basketbolliste, por tani bëj veç palestër.
Kur zgjoheni në mëngjes?
Varet sipas planeve që kam për të bërë ditën.
Cili është ushqimi i mëngjesit?.
-Nuk besoj se kam ushqim të preferuar në mëngjes, por në shumicën e kohës preferoj “corn flakes”.
Cila është arma më e fortë e femrës në jetë?
-Arma më e fortë është inteligjenca. Përballesh me këdo.
Cilat janë problemet e femrës shqiptare sot?
-Probleme shumë pak do të thosha, sepse femra sot luan një rol shumë të madh kudo.
A ndiheni e vlerësuar?
-Po shumë. Madje në krahasim me dje shumë më shumë. 
Një përkufizim për dashurinë dhe si e mendoni princin e kaltër?
-Në dashuri, kurrë mos thuaj kurrë. Nuk mendoj një princ të kaltër si figurë, por një mashkull që të jetë burrë. Madje kërkoj një princ që në radhë të parë të jetë inteligjent.
Më mirë ndiheni mes femrash apo mes meshkujsh?
-Çdo zgjedhje ka lezetin e vet. Për mua do ishte mes meshkujsh.
Kur ndiheni më mirë kur ju thonë jeni e bukur apo inteligjente?
-Inteligjente pa dyshim.
Cilat janë rrobat e plazhit dhe syzet e preferuara?
-Braziliane.
Cilat janë planet e së ardhmes?
…No comment
A e preferoni plazhin nudo? –
-Pse jo, do ishte një aventurë dhe eksperiencë e bukur.
A keni ndonjë peng?
-Jo, deri tani jo.
Sigal