Manzhar Binaj/Historia rrëqethëse e partizanes Rakibe Dervishi…

502
Duke i shfletuar, faqet e historisë nxjerrim në dritë edhe emra, madje dhe femra jo fortë të njohura, larg prej heroinave, por që ngjajnë me to dhe që janë të frymëzuara nga ato… Është fjala për Rakibe Dervishin, e cila ka zënë vend edhe në Librin: “Rikthim i Dhimbjes”, i autorit Sofokli Lazri, bijë nga Ramica e Vlorës, e lindur në vitin 1929, në krahinën e Mesaplikut. Familja Dervishaj është e njohur për ndjenjat atdhetare dhe patriotike, e lidhur me lëvizjen Antifashiste Nacional Çlirimtare. Prej këtij fisi dolën 7-8 bij e bija në rreshtat partizane. Në këtë ambient lindi dhe u formësua edhe bija e këtij fisi, Rakbeja. Veterani i LANÇ, që në moshën e vogël shpaloste ëndrra të mëdha, me pasionin e pa shoq të moshatarëve të shkollës, për të mësuar më shumë nga historia e Skënderbeut, historinë e Shqipërisë, për luftën e Vlorës, Aktin e Pavarësisë, etj… 
Edhe Rakibe Dervishi, sa herë vinin drejtues të forcave partizane, i priste dhe përcillte me shumë dëshirë e korrektësi. Ajo sa vinte formohej e ndërgjegjësohej për t’u bërë pjesë përbërëse e këtyre formacioneve, duke u njohur dhe mirëpritur datën e formimit të Brigadës së V-të-s. Ditën e krijimit, ajo u vesh dhe u paraqit me një pushkë të vjetër dhe disa fishek, duke u thënë prindërve të saj se unë; do shkoj tek Bakua në Brigadë, që do të inaugurohet sot. Nëna e saj u trondit, po nuk mundi të pengonte bijën e vet
Historinë e plotë të partizanes, Rakibe Dervishi mund ta lexoni nesër në Gazetën Telegraf…
Sigal