71-vjeçarja modele

738
Ajo është 71 vjeçe dhe është një nga modelet më të bukura. Biondja Olga Kondrasheva thyen tabunë se mund të jesh e bukur dhe modele edhe në moshën e saj.
71-vjeçarja prej shumë vitesh ka ushtruar profesionin e saj si biologe. Por kur ajo doli në pension, iu kujtua se nën petkun e profesionit fshihej një pasion i hershëm; ai i fotografisë.
Mediat e huaja shkruajnë se Olga Kondrasheva tashmë është shndërruar në imazhin e faqes së internetit “Oldie”, e hapur nga një fotograf rus me objektiv që të rrëfejë bukurinë e moshës së tretë.
“Në fillim pyeta veten nëse do të isha në gjendje që të bëja. Jam 71 vjeç tashmë. Por më pas të veshin, të trukojnë dhe të bëjnë të bukur dhe zbulova se ka diçka brenda meje që i pëlqen kjo. Dua të tregoj që edhe për moshën tonë ka mundësi dhe vend në modeling dhe se nuk jemi të dënuara që të bëjmë vetëm gjyshet”, rrëfen vetë Olga.
Sigal