Messi cakton datën e dasmës

574
Lionel Messi dhe e dashura e tij Antonella Roccuzzo më në fund kanë vendosur dhe datën e martesës. Të premten e 30 qershorit ata do të vendosin kurorën në Rosario të Argjentinës.
Një ndër çiftet më të famshëm në botën e futbollit, do të betohen para njëri-tjetrit, duke thënë “po” për një lidhje që ka lindur prej disa vitesh dhe është kurorëzuar dhe më dy djem, Thiagon dhe Mateon.
“Pleshti” do të mbush 30 vjeç më 24 qershor, por ceremoninë e dasmës ka vendosur që ta bëjë një javë më vonë, ndryshe nga çfarë ishte përfolur deri më tani.
Sigal