Berlin, deklarohet vdekja e terroristit tunizian

489
Vdekja e njoftuar në Itali e Anis Amri, autorit të dyshuar të atentatit me kamion në Berlin, në një treg Krishtlindjesh, është një lehtësim për Gjermaninë, deklaroi sot Ministria e Brendshme gjermane.
“Treguesit janë të shumtë që bëhet vërtetë fjalë për këtë person, tunizianin, Anis Amri, i cili u vra dhe meqënëse u konfirmua dhe nga Ministria e Brendshme është lehtësim që ky person nuk përbën më rrezik”, theksoi për shtypin zëdhënësi i Ministrisë, Tobias Platte.
Sigal