Zëvendëskryetari i LSI-së z. Petrit Vasili takon grevistët e urisë në njësinë administrative Zharrë të qarkut Fier

492
Sigal

Vasili: Situata tepër e rëndë, kërkohet
zgjidhje urgjente

Vasili: Të ngrihet komision në nivel ministror

Vasili: Të shpallet gjendja e emergjencës

Vasili: Zhdëmtimi dhe riparimi i banesave,
emergjente

Vasili: Të përcaktohet përfundimisht shkaku i
tërmeteve në zonë

Vasili: Të fillojë një hetim për zbatim
korrekt të kontratës

 Zëvendëskryetari i LSI-së, z. Petrit Vasili, ka
zhvilluar një takim me grevistët e urisë në njësinë administrative Zharrë të
qarkut Fier.

Në një prononcim për mediat pas përfundimit të
takimit. Z. Vasili theksoi se situata është tepër e rëndë dhe kërkohet zgjidhje
sa më urgjente.

“Situata këtu është tepër e rëndësi. Kërkohet
zgjidhje urgjente për këtë çështje. Duhet të ngrihet komisioni në nivel
ministror dhe të shpallet gjendja e emergjencës”,- ka theksuar z. Vasili.

Në vijim të prononcimit të tij, z. Vasili
theksoi se për situatën e krijuar në njësinë administrative të Zharrë duhet
shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe riparimi dhe zhdëmtimi i banesave të
dëmtuara duhet bërë sa më parë.

“Të shpallet gjendja e emergjencës për
situatën e krijuar në Zharrë. Zhdëmtimi dhe riparimi i banesave është diçka
emergjente”,- theksoi Zëvendëskryetari i LSI-së.

Në përfundim të fjalës së tij, z. Vasili
kërkoi që të përcaktohen shkaqet e dëmtimit të banesave dhe tërmeteve në këtë
zonë.

“Duhet përcaktuar përfundimisht shkaku i
tërmeteve në zonë. Të fillojë një hetim për zbatimin korrekt të kontratës”,-
përfundoi z. Vasili.