Trump kërkon të shtojë arsenalin bërthamor të SHBA-ve

568
Sigal

Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se kërkon “të
forcojë dhe zgjerojë” kapacitetet bërthamore të Shteteve të Bashkuara.

Zoti Trump tha në Tweeter sot se Shtetet e Bashkuara
duhet të ndërmarrin veprime të tilla “derisa bota të kuptojë seriozitetin e
armëve bërthamore”.

((https://twitter.com/realDonaldTrump/status/811977223326625792))

Deklarata e zotit Trump vjen një ditë pasi
presidenti rus Vladimir Putin bëri komente të ngjashme duke thënë se arsenali
bërthamor i vendit të tij duhet “të shtohet në mënyrë të konsiderueshme.”

Gjatë një fjalimi për fushata të ndryshme ushtarake
që Rusia ka nisur në vitin 2016, zoti Putin tha se përmirësimet janë të
nevojshme për të “neutralizuar çdo kërcënim ushtarak”.