Zjarri përfshin pyjet në Pukë, një helikopter me ujë tenton shuarjen e flakëve

495
Zjarri që ka përfshirë pyjet e Trunit në Pukë rrezikon të përhapet për shkak të erës, duke vënë në alarm autoritetet lokale. Kreu i shërbimit pyjor në Pukë, Roland Toma paralajmëroi një situatë kaotike, në rast se zjarri kalon në kodrën tjetër. Për të shmangur përhapjen e flakëve, mëngjesin e sotëm është nisur drejt Pukës një helikopter nga Tirana, i cili do të bëjë të mundur hedhjen e ujit nga ajri për të shuar flakët. Zjarri i përmasave të mëdha në pyjet e Trunit në Pukë u riaktivizua pasditen e djeshme dhe u përhap me shpejtësi në të gjithë zonën. Banorët e zonës i janë bashkuar aksionit të zjarrfikësve për të vënë nën kontroll flakët, por terreni i thyer e ka vështirësuar punën e tyre.
Sigal