Zbulohet emri i biznesmenit nga Durrësi, pritësi i kokainës së kapur

423

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda lë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg” për Ardian Begën.

Ai u arrestua për sasinë prej 137 kg kokainë që u kap në kontenierin e Durrësit pak javë më parë si një prej pritësve.

Nga operacioni i nisur para disa ditësh, i njoftuar të premten e 27 shtatorit 2019, u vunë në pranga Adrian Bega, punonjës sigurie në portin e Durrësit, dhe Altin Myslihaka, ndërkohë u shpall në kërkim Gentian Malindi.

Kanë qenë autoritetet e shtetit fqinj dhe DEA amerikane, të cilët kanë sinjalizuar policinë shqiptare, duke i kërkuar të verifikojnë kontenierët që ishin nisur për në Durrës. Pas kontrollit të imtësishëm në port u faktuan dyshimet e autoriteteve greke, pasi në dyshemetë kontenierëve kishte kokainë.

Për të rënë në gjurmët e trafikantëve, policia greke zëvendësoi kokainën me oriz në të cilën vendosën GPS për të qenë në ndjekje të lokacionit të personave që mund të merrnin lëndën narkotike. Të vetmit që u paraqitën në Portin e Durrësit ishin dy personat tashmë të arrestuar, të cilët janë punonjës të sigurisë në Portin e Durrësit.

Duke shfrytëzuar këtë fakt, ata kanë hyrë lehtësisht tek kontenierët duke përdorur kartën e punës. Sipas dëshmisë së marrë një prej të arrestuarve bëhet e ditur se kanë hyrë në port nga ana e Urës së Dajlanit dhe kanë mundur të marrin disa nga pakot me drogë, dhe më pas janë larguar me një automjet me targa franceze. Më pas ata kanë vijuar rrugën drejt Shkëmbit të Kavajës, kur gjatë ecjes kanë kuptuar se diçka nuk shkonte.

Ishte pikërisht Gentian Malindi që kuptoi se në pakot e kokainës kishte edhe oriz, i cili më pas ka pikasur një automjet që po i ndiqte. Trafikantët e dyshuar kanë hedhur drogën jashtë automjetit ndërsa i vetmi që ka mundur të arratiset është shtetasi Malindi. Ndërkohë sot Altin Mislihaka, 35-vjeç, një prej të arrestuarve doli para Gjykatës së Krimeve të Rënda nga ku u njoh me masën e sigurisë arrest me burg deri në përfundim të hetimeve. Për shtetasin tjetër të arrestuar Adrian Bega, krimet e rënda pritet të caktojnë masën e sigurisë në një moment tjetër.

Shtetasi i shpallur në kërkim Gentian Malindi ka qenë edhe më herët i arrestuar dhe proceduar për drogë, pasi në qershor të vitit 2013, është ndaluar në një furgon mallrash në të cilin u gjet nga policia 500 kilogramë kanabis. Lënda narkotike vinte nga Lazarati ndërsa arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit të “Sfida”.