Detajet e para/ Plumba banesës së shefit të Qarkullimit Mirditë, Policia “kreh” zonën

634
Policia e Lezhës ka ngritur pika kontrolli në gjithë zonën, me qëllim kapjen e autorëve që qëlluan me breshëri armësh në drejtim të banesës së shefit të Qarkullimit të Mirditës, Gjovalin Toma, 53 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:43 në Ishull Shëngjin në Lezhë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet. Policia e Lezhës sqaron se “Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje”.
Informacioni i policisë 
Me datë 23.09.2017, rreth orës 01:43, është marrë njoftim se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Gj.T. 53 vjeç, banues Ishull Shëngjin në Lezhë, me detyrë shef i Seksionit të qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Mirditë.
Për pasojë nuk ka pasur të lënduar në njerëz vetëm dëme materiale. Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, që po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Janë ngritur pika kontrolli, si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.
Sigal