Vriten 100 civilë në Mali

108

Më shumë se 100 persona janë vrarë në një sulm në Malin qendror, në një fshat të banuar nga grupi etnik Dogon, raporton BBC.

Sulmi ndodhi në Sobale Kou, në afërsi të qytetit Sanga, sipas medias franceze “RFI”.

Muajt e fundit në vendin afrikan ka pasur disa sulme, një pjesë e të cilëve me bazë etnike dhe disa me bazë fetare.

Dyshohet se pas këtij sulmi të fundit fshihen grupet e ndryshme terroriste, por deri tani askush nuk e ka marrë përsipër atë.