Vrasja e elektricistit, autori një javë pa drita për borxhin 500 mijë lekë

469
Refuzimi për rilidhjen e energjisë elektrike të ndërprerë ishte shkaku i vrasjes me thikë të punonjësit të OSHEE-së në Shkodër. Zamir Velaj, 44 vjeç, u qëllua disa herë me thikë nga banori i fshatit Oblikë, Martin Zefi, ndërsa ishte në krye të detyrës. Rreth 1 javë që në banesën e familjes së Martin Zefit ishte prerë energjia elektrike. Nga burime të OSHEE-së mësohet se shkak ishte bërë mospagesa e energjisë prej saj, në një vlerë prej rreth 500 mijë lekësh.
Grupi i punës ishte përplasur dhe herë të tjera me familjet e kësaj zone, të cilat në pjesën më të madhe janë debitore të energjisë elektrike, në vlera të ndryshme. Prej disa vitesh ata janë ankuar se janë faturuar në shuma të mëdha nga OSHEE-ja. Një pjesë e familjeve kanë arritur marrëveshje për pagesat e mbetura, për t’i shlyer me pjesë, ndërsa të tjera nuk kanë mundur ta realizojnë këtë, duke mbetur në borxh me OSHEE-në. Rasti i tillë ishte dhe ai i Martin Zefit. Në kushtet e errësirës dhe mospagesës së energjisë ai ka kërkuar lidhjen e dritave në banesën e tij, por kur mori përgjigje negative, e sulmoi për vdekje punonjësin e OSHEEsë, Zamir Velaj.
Sigal