Zhduket 33-vjeçarja nga Lushnja, familjarët ngrenë alarmin në polici

51
Sigal

Një 33-vjeçare është larguar prej dy ditësh nga banesa e saj dhe nuk është kthyer më. Ka qenë motra e e të resë që ka bërë denoncimin në policinë e Lushnjes. Kjo e fundit ka nisur punën për gjetjen e saj.

Njoftimi i policise:

Në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka bërë kallëzim shtetasja E. H., 35 vjeçe, se motra e saj, shtetasja H. K., 33 vjeçe, është larguar nga banesa, më datë 23.07.2023 dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e 33-vjeçares.