VIDEO/ Zbulohen pamjet, ja si u kap gomonia me 2.5 ton kanabis shqiptar

45
Një tjetër sasi e madhe kanabis i nisur nga bregdeti shqiptar është kapur dy ditë më parë në Itali. Kanë qenë Guardia di Financa e Barit që ka bërë kapjen e gomones shqiptare me 4 skafistë dhe me ngarkesën e çmuar.
Gjatë mëngjesit të sotëm, mediat italiane kanë zbardhur edhe detaje në lidhje me këtë aksion.
Ndjekja ka ndodhur në bregun në afërsi të Salentos. Gomonia 10 metra e gjatë me dy motorë të fuqishëm ishte nisur Shqipëria. Mjeti lundrues është ndjekur nga ajri dhe deti dhe të ndodhur përballë kësaj situate kanë nisur të hedhin ngarkesën në det.