VIDEO/ Nga BMW X6 tek Audi A8, sekuestrohen 12 makina luksoze në Tiranë

523
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Summer 2017”, ndërsa ka sekuestruar 12 automjete luksoze dhe 5 motomjete të cilat dyshohet se janë trafikuar nga vendet e BE-së drejt Shqipërisë. Mjetet e bllokuara janë të markave të ndryshme, ndërsa janë proceduar penalisht 17 shtetas.
Njoftimi i policisë:
Në kuadër të prioriteteve të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, një tjetër operacion është organizuar dhe zhvilluar për bllokimin e automjeteve motorike të trafikuara në Republikën e Shqipërisë nga vendet e BE-së.
Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar operacionin “Summer 2017”.
Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 automjete luksoze dhe 5 motomjete të dyshura të trafikuara dhe të falsifikuar numrin e shasisë.

Mjetet e bllokuara janë të markave të ndryshme:
1 – Mercedes Benz, E Class
2 – Mercedes Benz, S Class
3 – Mercedes Benz, ML
4 – Audi, A8
5 – BMW, X5
6 – BMW, X6
7 – BMW, X6
8 – BMW, X6
9 – Range Rover, Sport
10- Range Rover, Sport
11- Range Rover, evoque
12- Toyota, Avensis
13- Yamaha, T-Max
14- Yamaha, T-Max
15- Suzuki, GSXR 750
16- Aprilia, Scarabeo
17- Aprilia, Scarabeo
Këto mjete, dyshohet të jenë trafikuar nga vendet e BE-së në Republikën e Shqipërisë.
Në vijim të veprimeve janë proceduar penalisht 17 shtetas, për “Trafikim të mjeteve motorike”.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, parashikuar nga Neni 141/a i Kodit Penal.
Sigal