Cristiano Ronaldo, një foto familjare me fëmijët dhe të dashurën Georgina

730
Cristiano Ronaldo ka postuar në rrjetet sociale foton e parë me fëmijët e tij.
Në foton e publikuar nga futbollisti i famshëm shfaqen binjakët Eva dhe Mateo, të lindur në qershor nga një nënë surrogate, Georgina, e dashura 22 vjecare që është shtatzënë dhe Cristiano JR, djali i madh i sulmuesit të Real Madridit. ‘Ndjehem i bekuar’ ka shkruar futbollisti ku komentet nga të gjithë fansat nuk mungojnë.

Familja e tij është shtuar papritur, kur në qershor erdhën në jetë binjakët dhe shpejt do të jetë akoma më e madhe, pas lindjes së Georginës.

Cristiano Ronaldo nuk mund të mos jetë i lumtur. Jeta e tij private ka qenë gjithmonë gjëja më e rëndësishme dhe futbollisti e tregon me ketë foto social, ku shfaqen të gjithë së bashku për herë të parë.

Pak ditë më parë Cristiano Ronaldo u nderua edhe me çmimin e sulmuesit më të mirë të vitit në Ligën e Kampioneve.


Sigal