Tre persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamat e një supermarketi në Tiranë dhe kanë marrë kasafortën.
Mesohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Medar Shtylla” në zonën e ‘Myslym Shyrit’.
Tre autorët nuk janë mjaftuar vetëm me marrjen e kasafortës së supermarketit, por kanë marrë edhe sende të tjera dhe janë larguar me një makinë. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Më datë 18.05.2018, tek kryqëzimi i rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Prokop Mima”, 3 persona ende të paidentifikuar, kanë thyer xhamat e një supermarketi, ku kanë marrë kasafortën, sende të ndryshme dhe janë larguar me një mjet. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve”- thuhet në njoftimin e policisë.