Tropojë, asgjësohen 840 rrënjë kanabis

39
Më shumë se 800 rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar të martën nga policia në një zonë të thellë malore të Tropojës.Policia njofton se pas disa kontrolleve në Lekbibaj, është gjetur një parcelë me 840 bimë narkotike, ndërsa pranë parcelës është gjetur edhe një karikator automatiku dhe 15 fishekë. Efektivët e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit.