Kamion me drogë në Portin e Durrësit, arrestohet shoferi i mjetit

471
Sigal

Një kamion në Portin e Durrësit është ndaluar nga Policia Kufitare dhe shoferi i tij T.H. 31 vjeç është arrestuar në vend. Një person tjetër është shpallur në kërkim.

Gjithçka ndodhi pasi Policia zbuloi 5 kg e 300 g marihuanë të fshehur brenda këtij kamioni.

Në ngarkim të shtetasve të mësipërm materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve “në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.