Tjetër operacion antidrogë në Itali, goditet banda me shqiptarë, sekuestrohen 450 kg drogë

378
Një tjetër bandë me shqiptarë është goditur ditën e sotme në Itali gjatë një operacioni antidrogë, ndërsa një ditë më parë u arrestuan 16 persona të përfshirë në trafik droge. Në sajë të operacionit të koduar ‘Moonlight’ u sekuestrohen mbi 450 kg drogë, si dhe u vunë në pranga 7 persona nga banda italo-shqiptare.

Sipas mediave italiane rrjeti kriminal vepronte në Piemonte dhe Lombardia, ndërsa organizata drejtohet nga një familje shqiptare. “Banda trafikonte sasi të mëdha marijuane dhe heroine, ndërsa droga transportohej me avionë “Cessna” nga Shqipëria”, shkruajnë mediat italiane.
Sigal