Tiranë/ Arrestohen 2 persona te “Ura e Paskuqanit”, bënin kontrabandë mallrash

477
Dy persona janë vënë në pranga mëngjesin e sotëm nga blutë e kryeqytetit, pasi akuzohen për kontrabandë mallrash. Shtetasve Arben Kërrnaja dhe Besmir Ponari, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tyre, u janë gjetur 1536 atlete sportive. Dy shtetasit bënin kontrabandë mallrash me furgonin tip “Benz”, me targë AA 922 JK. Ndalimi i tyre dhe sekuestrimi i mallit u bë tek “Ura e Paskuqanit”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm.
Sigal