Tiranë, 54-vjeçari qëllon veten me automatik

58
Policia e Tiranës njofton se një 54-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri. Shkaku i ngjarjes që ndodhi sot pasdite në rrugën “5 Maji” nuk dihet ende.
Fejzo Dulellari ka qëlluar veten në pjesën e nofullës. Ky shtetas ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakun përse ka ndërmarrë kete veprim. Arma, kallashnikov, automatik model 56 është gjetur dhe sekuestruar në vendngjarje nga efektivët e Komisariatit numër 4, thotë policia.