Një shqiptar ka vdekur në pak sekonda pas një goditje që mori në gjoks me thikë gjatë një sherri me një Italian në Piacenza. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23.30 në një bar dhe viktima është identifikuar si 31-vjeçari Ervin Tola.
Gjithçka nisi me një zënkë banale, kur të dy filluan të grindeshin në bar e më pas dolën jashtë ku u kacafytën. Sherri u bë më i dhunshëm kur përplasnin njëri tjetrin në tokë, deri kur italiani nxorri thikën duke e goditur një herë të vetme në gjoks viktimën.
Një goditje fatale që i mori jetën shqiptarit, i cili edhe pse i plagosur mundi të rifutej në bar, nuk I shpëtoi plagës së marrë, ndërkohë italiani u largua nga vendngjarja.
Vrasja ndodhi përpara një duzine njerëzish, ndërkohë që policia mundi të arrestojë natës agresorin.