Përse puthjet poshtë degës magjike sjellin fat në natën e Vitit të Ri

645
Përse puthen njerëzit në natën e madhe të ndërrimit të viteve poshtë degës së vishtullit? Është një ritual që përsëritet gjithmonë sapo ora shënon 00:00 dhe keni menduar shpesh pse njërëzit puthën në vigjiljen e Vitit të Ri.
Sipas një traditë të lashtë kelte puthja poshtë degës së vishtullit sjell fat dhe mbron të dashuruarit. Puthja është riti më i thjeshtë, më i dashuri dhe më romantiku, i cili sjellë lumturi, paqe dhe shumë dashuri. Gjithçka falë perëndeshës kelte, Freya mbrojtësja e të dashuaruarve raporton Vanityfair.it.
Vishtulli
Historia
Puthja në orën 00:00 është një traditë që daton me një legjendë të lashtë nordike. Së bashku me perëndëshën Freya protagonistë janë edhe dy fëmijët e saj, Balder dhe Loki, i madhi Zoti i Diellit i mirë dhe i dashur, ndërsa i dyti Zoti i së keqes hidhërues e ziliqar, i cili vendosi të vriste të vëllanë.
Freja, e cila e kishte ndier rrezikun dhe çfarë do të ndodhte u përpoq ta mbronte të birin, duke thirrur dhe lutur çdo bimë dhe kafshë për ta ndihmuar, por duke kisjte harruar veshtullin.
Loki përdori pikërisht një degë të saj për të ndërtuar një armë të mprehtë me të cilën të godiste të vëllanë Balderin. Për vdekjen e Balderit qanë të gjithë për ditë me radhë, ndërkohë që nëna nuk dinte çfarë të bënte nga dëshpërimi.
Lotët e saj, të cilët ranë mbi armën që vrau të birin u kthyen në manaferra magjike që rikthyen në jetë djalin e vdekur. Në shenjë falenderimi perëndesha puthi të gjithë që kalonin poshtë vishtullit. Që atëherë vishtulli quhet simboli i dashurisë që mposht vdekjen. Për këtë arsye një degë vishtulli nuk duhet të mungojë asnjhëerë gjatë festave të fundvitit.
Sigal