Suplementi Pena Shqiptare/ Del në treg libri më i ri “Shtrati Dashurisë”

621
Aljad Bilimani lindi në vitin 1991 në fshatin e bukur Helmës të Skraparit. Fëmijërinë dhe një pjesë të jetës e kaloj në vendlindje. Ai e nisi udhën e dijes në moshën 16 vjeçare në shkollën “Arrshin Rrako” në Potom. Aljadi u largua nga vendlindja drejt shtetit fqinj Greqisë. Atje filloi karrierën e tij letrare në një moshë shumë të re dhe, fatmirësisht, e realizoj ëndrrën e tij për t’u bërë poet. Vetë natyra, traditat dhe zakonet e krahinës, qëndresa dhe patriotizmi i luftëtarëve, dashuria për të bukurën, të mirën tek njeriu e frymëzuan Aljadin që t’i hidhte në vargje poetike përjetimet e tij të dashurisë. Emocionet e dashurisë janë kthyer në simbol, jo vetëm në këtë ‘shtrat, dashurie, por përshkojnë gati gjithë krijimtarinë e tij të pasur letrare. Aljad Bilimani është autor i disa librave me poezi dhe tani vjen në tregun e letrave shqipe me një tjetër botim me titull: “Shtrati i Dashurisë”

Disa nga librat e autorit janë: “Fjala e lotit”, “U dashurova në atë natë”, “I burgosuri yt”, “Shtrati i dashurisë” dhe së shpeti me një roman.

Për të gjithë ju që jeni të interesuar për ta pasur këtë libër kontaktoni në: 0693606673


Sigal