Shuhet në moshën 85 vjeçare akademiku kosovarë Mark Krasniqi, autorë i 35 librave

417
Akademik Mark Krasniqi ndërroi jetë në moshën 95 vjeçare sot pas mesnate rreth orës 00:35 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Mark Krasniqi u lind në fshatin Gllaviçicë (Shëngjon) afër Pejës më 19 tetor 1920. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, kurse më 1941 gjimnazin në Prizren. Prej vitit 1941-1943 ka studiuar letërsinë në Universitetin e Padovës (Itali), e prej 1946-l950 ka studiuar gjeografinë e etnografinë në Universitetin e Beogradit.
Më 1945-1946 ka qenë gazetar-redaktor i gazetës Rilindja në Prizren, bashkë me Esad Mekulin e Omer Çerkezin, kurse prej vitit 1947-l949 ka punuar në Radio-Beograd (Redaksia e emisioneve në gjuhën shqipe) gazetar-redaktor.
Prej 1950-1961 ka punuar në Akademinë Serbe të Shkencave në Beograd si asistent, pastaj bashkë-punëtor shkencor. Eshte diplomuar më 1950 në Beograd, kurse më 1960 ka marre doktoraturen në Universitetin e Lubjanës në Slloveni.
Prej 1961-1981 ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, kur pushteti antishqiptar serbo-komunist e përjashtoi nga procesi mësimor.Ka qenë disa herë prodekan e dekan i Fakultetit Juridik-Ekonomik. Ka qenë nënkryetar e kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1970) dhe kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (që nga viti 1993).
Ka botuar më shumë se 35 libra shkencorë, letrarë, publicistikë e tekste shkollore dhe ka përkthyer disa romane e përmbledhje poezishë nga serbo-kroatishtja, sllovenishtja e maqedonishtja në gjuhën shqipe /ATSH/ 
Sigal