Greqi/ Raportohen 68 viktima dhe 1673 persona të infektuar nga koronavirusi

84

Mediat greke raportojnë se numri i viktimave në shtetin fqinj ka shkuar në 68 persona, 9 prej të cilëve humbën jetën ditën e sotme, vetëm brenda pak orësh.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras ka qenë ai që ka bërë publike shifrat.

“Përhapja e virusit është aq e madhe sa asnjë sistem shëndetësor në botë nuk mund ta durojë atë,” tha ZTsiodras.

Numri i të infektuarve ka shkuar në 1.673, nga të cilët 54.4% janë burra, ndërsa numri i pacientëve që po trajtohen në intubacioni është 92 (76.9% burra).

Ekspertët thonë se Greqia është optimiste sa i përket evolucionit të koronavirusit, por theksojnë gjithashtu se se: “nuk duhet të jemi të vetëkënaqur sepse atëherë virusi do të na shkatërrojë”.