Vetëdigjet me benzinë në Sarandë, mister shkaqet

463
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në Sarandë pasi u vetëdogj me benzinë.
Sipas raportimeve të para, thuhet se viktima është e seksit mashkull rreth moshës 30-40 vjeç. Pranë trupit të pajetë u gjet një kapele dhe një bidon me benzinë.
Viktima ndërroi jetë për shkak të djegieve të rënda në trup. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, në rrugën “Mitat Hoxha”. Burime bëjnë me dije se viktima e gjetur është i shëndoshë me gjatësi rreth 170-175 cm, por është shumë vështirë të identifikohet pasi është shkrumbuar i tëri nga flakët.
Policia po punon për identifikimin e tij si dhe zbardhjen e shkaqeve që e çuan në aktin e vetëvrasjes.
Sigal