Shqiptarja ther me thikë e djeg trupin e të dashurit

391
Sigal

Një shqiptare në Itali ka therë me thikë në fyt të dashurin e saj e më pas i ka djegur trupin. Siç raportojnë mediat italiane, në ngjarjen tragjike është përfshirë shqiptarja Teuta Mihali 65 vjeçare dhe i dashuri i saj Montorio al Vomano në marsin e vitit të shkuar. 59 vjeçari Italian punonte si hidraulik dhe në momentin e vrasjes shqiptarja bashkë me të ishin në automjetin tip furgon. Ekspertët kanë thënë se, gruaja e ka goditur në fyt me një thikë kuzhine të dashurin dhe më pas e ka djegur. Krimi është filmuar nga kamerat të instaluara nga bizneset e zonës ku ndodhi ngjarja, ku duket qartë sesi shqiptarja i vuri flakën automjetit në brendësi të së cilit ishte edhe trupi i viktimës. Viktima kishte kërkuar që të ndahej nga gruaja e cila ishte larguar nga shtëpia dhe bashkëshorti i saj kishte bërë edhe denoncimin në polici për zhdukjen e saj.
65 vjeçarja ka tentuar që të fshehë krimin, por nuk ia ka arritur pasi në tablatet telefonike është faktuar se ajo e kishte thirrur të dashurin në takim e më pas e kishte vrarë.