Aksident në Kukës, tre të plagosur

543
Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Valbonë-Bajram Curri. Si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Policia njofton se pas daljes nga rruga të mjetit tip “Benz”, me targa PU 10 31 A, që drejtohej nga Fabio Doda, 19 vjeç, janë plagosur 21-vjeçari me iniciale A.P., F.Z, 24 vjeç si dhe D.Gj., 20 vjeç, të tre banues në Fushë-Arrëz. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Bajram Currit, ku raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit, Doda, ndaj të cilit rëndon akuza për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.
Sigal