Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë dhe kërcënon se do hedhë pallatin në erë. Rrezikohet jeta e 20 familjeve

441
Sigal

Një 41 vjeçar shqiptar i cili jeton në Pontedera në Itali, ka spërkatur apartamentin e tij me benzinë dhe ka kërcënuar se do të hedhë në erë pallatin.

Fatmirësisht policia ka ndërhyrë para se të ndodhte kjo çemenduri. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari i cili vuante nga xhelozia, kishte spërkatur shtëpinë e tij me benzinë dhe ishte gati t’i vinte zjarrin. Fatmirësisht policia ka ndërhyrë në momentin e duhur, duke përfituar nga hutimi i tij.

Në rast se do të ishte vënë flaka atëherë do të rrezikohej jeta e 20 familjeve që jetonin në atë pallat.