Meghan Markle sapo shkeli kodin e veshjes së familjes mbretërore dhe mediat britanike e kryqëzuan

609
Sigal

Meghan Markle dhe Prince Harry sapo janë rikthyer nga muaj i mjaltit dhe menjëherë morën pjesë në një nga eventet më të rëndësishme të quajtur “Parakalimi i ngjyrave”, në nder të ditëlindjes së Mbretëreshës Elisabeth.

E duhet ta pranojmë, Dukesha e Sussex shfaqej rrëzëllitëse! Dukesha e re kishte zgjedhur një fustan rozë nga stilistja Carolina Herrera, të kombinuar me një kapele të të njëjtës ngjyrë, teksa tërhoqi vëmëndjen e të gjithë botës në paraqitjen e saj të parë në ballkonin e Pallatit Kensington, së bashku me familjen mbretërore.

Por sipas britanikes “The Sun”, Meghan Markle theu protokollin e veshjes së familjes mbretërore për një arsye shumë të rëndësishme.

“Rregulat e e Pallatit Mbretëror janë të qarta. Femrat e familjes mbretërore nuk duhet të veshin fustane ku ekspozohen shpatullat.” – shkruan media britanike.

Kujtojmë se Meghan bëri të njëjtën zgjedhje me fustanin e nusërisë, teksa ekspozoi shpatullat në fustanin e dizenjuar nga Givenchy.