Trump paralajmëron Kim-in: Ka vetëm një shans me këtë takim…

570
Sigal

Presidenti Donald Trump paralajmëroi të shtunën se takimi i tij me Kim Jong Un në Singapor më 12 qershor është “mundësia e vetme” për udhëheqësin koreano-verior kur të ulen të diskutojnë për programin e Phenianit për armët bërthamore.

Para se të largohej nga Takimi i Grupit të Shtatëshes në Kebek të Kanadasë, zoti Trump tha të shtunën për gazetarët se parashikon se do ta kuptojë menjëherë nëse zoti Kim është i angazhuar seriozisht për zgjidhje. “Do ta di brenda minutës së parë. E kam këtë aftësi,” tha zoti Trump.F3E05BF0-E690-4995-9929-86E693AC72F0_w1023_r1_s

“Takimi i planifikuar me Kim, mision për paqe.“Mendojmë se Koreja e Veriut do të bëhet një vend i jashtëzakonshëm brenda një periudhe të shkurtër,” tha ai.