Përleshje mes 3 të rinjve në Laç

500
Tre të rinj 20-vjeçarë në Laç kanë sulmuar me kaçavidë një moshatar, mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.2. Si pasojë, 23-vjeçari G.K. është plagosur dhe është dashur të dërgohet me urgjencë në spital. Ka qenë Policia e Laçit që ka ndërhyrë në momentin kur ata po konfliktoheshin fizikisht me 23-vjeçarin dhe që arrestoi njërin prej tyre, Redio Pogën nga Mamurrasin. Nga ana tjetër, nisi të plagosuri menjëherë në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore dhe shpalli në kërkim dy personat e tjerë, që u larguan me vrap. Kësisoj, tashmë janë shpallur në kërkim Adem Seferi , 21 vjeç dhe Lusjent Ajazi ,23 vjeç, të dy nga Mamurrasi. Mbi tre të rinjtë rëndon akuza e plagosjes me dashje.
Sigal