Shkodër/ Sekuestrohen 36 doza marijuanë dhe një pistoletë, arrestohen 2 persona

466
Policia e Shkodrës ka sekuestruar 365 doza marijuanë dhe një armë zjarri tip pistoletë dhe ka vënë në pranga 2 persona. Gëzim Bajraktari, 53 vjeç, banues në Shkodër dhe Sokol Bajraktari, 24 vjeç, banues në Shkodër janë arrestuar në flagrancë pasi në një ambient në pronësi të tyre, nga kontrolli i ushtruar nga forcat e Policisë të Komisariatit Shkodër, ju gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, me mbishkrimin “GAP Kol 8 mm K made in Italy”, 36 qese farmaceutike të mbushura me 49.8 gr. lëndë narkotike e llojit marijuanë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve në bashkëpunim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Sigal