Sekuestrohen 740 kg duhan në tregun informal të Cërrikut, largohen fermerët

55
ELBASAN – 740 kilogramë duhan i grirë u sekuestrua në tregun informal të ngritur në sheshin pranë kryqëzimit të Cërrikut, ndërsa fermerët që e tregtonin atë braktisën sasinë e madhe të mallin sapo panë policinë.
Dega e Doganës Elbasan në bashkëpunim me strukturat e Anti-kontrabandës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Crown Agents, të mbështetur nga Policia e Shtetit, zhvilluan sot në orët e para të mëngjesit një operacion në tregun informal të duhanit, në kuadër të aksionit kombëtarë kundër informalitetit.
Gjatë kontrolleve policia gjeti dhe konfiskoi 740 kilogramë duhan të grirë, i ambalazhuar në qese plastike dhe gati për shitje.
Ndërkaq, Drejtoria e Përgjithshme e Doganës u bën apel fermerëve, prodhuesve e tregtarëve të duhanit që të regjistrohen në institucionet përkatëse, të paguajnë taksat dhe të kryejnë pas kësaj veprimtari të ligjshme të prodhimit e tregtimit të mallrave që paguajnë akcizë.