“Mjeti me targa shqiptare”, detaje tronditëse nga aksidenti në Greqi, si ndodhi përplasja fatale që u mori jetën 5 shqiptarëve

54
Sigal

Të tjera detaje janë mësuar nga aksidenti fatal sot pasdite në Edessa të Greqisë, kur rreth orës 17:50, një automjet me pesë persona është përplasur kokë më kokë me një kamion. Mediat greke raportojnë se mjeti ishte me targa shqiptare, ndërsa viktimat janë ende të paidentifikuara.

Zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje për të nxjerrë personat në automjet, por ata që ndodheshin në automjet, të gjithë shqiptarë, ndërruan jetë fatkeqësisht. Drejtuesi i kamionit është dërguar në spital, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia rrugore e Edessë ka nisur hetimet paraprake për aksidentin.

“Mjeti me targa shqiptare”, detaje tronditëse nga aksidenti