Tenton të djegë nënën me benzinë, arrestohet shqiptari në Itali

526
Një shqiptar 27 vjeçar është arrestuar nga policia italiane në komunën e San Giorgios në provincën e Piacencës me akuzën e tentativës së vrasjes ndaj nënës së tij.
27-vjeçari pasi ka ushtruar dhunë të rëndë fizike ndaj nënës së tij, i ka hedhur mbi trup benzinë duke tentuar më pas me një cakmak t’i jap flakë. Ka qënë babai i tij i cili ka mundur të bllokoj në kohë veprimin duke evituar kështu tragjedinë.
Sipas dëshmitarëve, grindja mes djalit e nënës kishte nisur qysh në orët e para të mëngjesit për motive banale, diskutime e debate të zakonshme familjare. Pasdite vonë pas rikthimit nga puna të 27-vjecarit, ai kish rinisur sherrin duke reaguar dhunshëm fizikisht ndaj nënës së tij.
Pas tentavisë së vënies flakë gjallë të nënës, 27-vjeçari shqiptar ishte larguar duke u fshehur për disa orë në një kamper në kodrat përreth qëndrës së tij të banimit.
Policia italiane mundi ta arrestoj e tashmë gjëndet në burgun e Novates ku do t’i nënshtrohet një procesi gjyqësor për vrasje të mbetur në tentativë.
Sigal