Sekuestrohen 190 kg marijuanë në dy operacione, 4 në pranga

421
Një sasi prej 190 kg marijuanë është sekuestruar gjatë një operacioni të gjerë antidrogë nga policia e Lezhës i koduar “Horizonti”.

Blutë kanë goditur 2 raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, ku kanë vënë në pranga katër persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Operacioni i parë u zhvilluar në Kurbin. Në vendin e quajtur Fushë-Mamurras u kap në flagrancë mjeti tip Opel me targa AA 605 IC ku brenda tij ishte fshehur lëndë narkotike e paketuar me peshë 153.5 kg.

Policia arrestoi tre persona të dyshuar si poseduesit e kësaj lënde narkotike, konkretisht:

– Agron Prelaj , 40 vjeç, banues në Tiranë
-Albert Haxhia, 27 vjeç, banues në Tiranë
– Lek Lari , 40 vjeç, banues në Krujë

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A.M. 42 vjeç, banues në Tiranë i dyshuar si bashkëpunëtor si dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpuntorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Ndërkohë në Lezhë, në fshatin Mërqi, u gjetën dhe u sekuestruan 36.5 kg lëndë narkotike marijuanë gjatë kontrollit të ushtruar në banesen e shtetasit Zef Lekaj, 57 vjeç, banues në Lezhë i cili u arrestua në flagrancë si posedues i saj.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të mësipërm të proceduar, u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
Sigal