Rrihte dhe kërcënonte gruan me video porno, pranga 41-vjeçarit

579
Sigal

Gjirokastër– Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë Mihal Koronin, 41-vjeç, i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes e tij, si dhe ka tentuar ta shfrytëzojë për prostitucion. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një aparat celular, ku brenda tij kishte 10 video pornografike që ja kishte bërë bashkëshortes së tij. Policia bën të ditur se gruaja e dhunuar, me inicialet Z.G, dhe e moshës 30-vjeç është paraqitur në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër dhe ka denoncuar bashkëshortin e saj, Mihal Koroni, i cili prej katër vjetësh e dhunonte fizikisht, duke i shkaktuar plagë në trup e fytyrë, pasi kërkonte që bashkëshortja e tij të pranonte të prostituonte.