Goditet në Kavajë një grup kriminal, vidhte automjetet, motorët dhe motoçikletat

288

Është goditur në Kavajë një grup kriminal që kishte tendencë vjedhjen e automjeteve të ndryshme, motorëve dhe motoçikletat. Sipas të dhënave të para dyshohet se të tre autorët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mjetet e grabitura i shisnin me gjysmë çmimi, ose i copëtonin dhe i shisnin si pjesë në pikat e këmbimit të automjeteve, gjithashtu dyshohet edhe pista e shitjes për skrap.

–  Më datë 28.07.2012, ku është vjedhur në Gosë të Madhe automjeti foristradë “Tata” me targë KJ 7276 A në pronësi të një shtetasi.

–  Më datë 10.07.2012, është bërë vjedhja e motoçikletës pranë plazhit të Spillesë

–  Më datë 20.07.2012, është bërë vjedhja e motoçikletës pranë plazhit të Greth i Mesëm

–  Më datë 10.08.2012, është bërë vjedhja e motoçikletës në Plazhin e Spillesë, në pronësi të një shtetasi.

– Më datë 17.05.2012, është bërë vjedhja e motoçikletës së markës “YINXANG”, lagjen Nr. 5 Kavajë pranë stacionit të trenit

–  Më datë 01.04.2012, është bërë vjedhja e motoçikletës me 50 ç, në lagjen Nr.5 pranë tregut fshatar, Kavajë.