Prodhimi dhe shitja e drogës, finalizohet operacioni ‘Laguna e Vilunit’, arrestohen 4 persona

436
Katër persona kanë rënë në pranga nga policia e Shkodrës, e cila ka finalizuar operacionin e koduar ‘Laguna e Vilunit’.

Uniformat blu kanë bërë të ditur se të arrestuarit janë Altin Rramolli, Kasëm Piluri, Andi Mita dhe Andrea (Renato) Çaushi nga Tepelena.

Operacioni është zhvilluar në vijim të hetimeve nga sektori i narkotikëve.

Policia ka shpallur në kërkim gjithashtu disa persona të tjerë dhe po punon për kapjen e tyre.
Sigal